00:59 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Arsyeja e vërtete pse njerëzit rikthehen sërish me partnerët që i lëndojnë

Ndonjëherë ne vendosim t’i japim një marrëdhënie të përfunduar një shans të dytë, duke shpresuar se gjërat do të jenë ndryshe këtë herë. Edhe nëse ndihemi të vetmuar, duam të heqim kujtimet negative, apo jemi të verbuar nga dashuria rikthimi më ish-partnerin nuk do ju shërbejë aspak për mirë.

Shelby Sells, një eksperte në psikologjinë njerëzore e cila përqendrohet në marrëdhëniet moderne, ka dëshmuar se ka shumë arsye që në mënyrë të ndërgjegjshme ndikojnë në vendimin tonë për t’u rikthyer së me një ish.

Të rikthehesh me ish-in është e lehtë dhe mjaft e njohur.

Të kthehesh me ish-in tënd është gjëja më e lehtë që mund të bësh. Ju dhe partneri juaj i njihni dëshirat e njëri-tjetrit, ushqimet dhe pijet tuaja të preferuara, dhe zakonet dhe gabimet tuaja – plus, është e thjeshtë të ktheheni te diçka që ju tashmë jeni njohur.

Dhe sipas Sells, ne jemi mësuar me dhimbjen e shkaktuar nga partneri ynë, kështu që nuk ka surpriza të papritura që mund të na presin.

Ju nuk mund të përballeni me vetminë.

Ndarjet nuk janë të lehta. Ju ndiheni të vetmuar dhe ai person i veçantë që ju ka ngushëlluar gjithmonë nuk është më me ju. Gjatë gjithë kohës do të vini në dyshim vendimin tuaj për ndarjen me personin që dashuroni, duke menduar për të gjitha momentet e lumtura dhe gjërat e mira që partneri juaj ka bërë për ju. Në këtë mënyre ju harroni arsyen pse jeni ndarë nga ky person.

Shelby thotë gjithashtu se njerëzit kanë frikë të përfundojnë vetëm dhe të fillojnë një lidhje të re me dikë tjetër. Ata mendojnë se do të jenë më mirë me personin që i lëndon sesa të jenë të vetëm.

Ju po kaloni një pjesë të ashpër emocionale.

Zënkat dhe sherret kanë tendencë të jenë dramatike dhe shpesh na lënë të ndjehemi të thyer brenda. Këto ndjenja janë të papërballueshme për dikë që është shumë i dashuruar saqë vendosnin t’i japin fund duke u rikthyer sërish me ta.

Psikologia shpjegojë se kur kemi pasur një distancë dhe kohë larg partnerit tonë, është e lehtë të idealizojmë kujtimet e mira dhe të lëmë pas dore ato të këqija. Ajo thotë se ne shpesh ndërgjegjshëm shtypim kujtime negative për të mbrojtur veten nga përsëritja e traumës.

Shpresojmë që ato të ndryshojnë.

Idea e “të verbuarit nga dashuria” është shpesh herë e vërtetë. Ndonjëherë ne harrojmë krenarinë dhe parimet tona dhe thjesht i dorëzohemi asaj shprese jorealiste që partneri ynë do të ndryshojë për mirë. Ne mund t’i japim shanse sërish duke shpresuar që ata do ndryshojnë sjelljen e ture dhe pse në thellësi ne e dimë që është e pamundur.Në realitet, njerëzit rrallë ndryshojnë natyrën e tyre të lindur.

A keni qenë ndonjëherë në një lidhje toksike? A mendoni se njerëzit që ju lëndojnë meritojnë një shans të dytë dhe janë të aftë të ndryshojnë? Ndani mendimet tuaja në komentet më poshtë.

Mos i humb