12:48 / E Enjte, 14 Mars 2019

Arsyeja përse muskujt nuk rriten aq shpejt siç do të dëshironit ju

Deri tani me siguri keni dëgjuar që treningu i forcës është shumë i efektshëm nëse keni për qëllim të ulni sasinë e indeve yndyrore dhe të ndërtoni muskuj

Mirëpo nëse nuk përdorni stimulues siç janë ushtrimet e ndryshme, të numrit të caktuar të përsëritjeve të seteve dhe peshave, forma e trupit nuk do të ndryshojë siç pritni.

Trajnerja Shona Vertue ka zbuluar cili set i ushtrimeve është ideal për muskujt e gjithë trupit.

“Çdo ditë jam dëshmitare e skenave në palestër ku meshkujt zgjedhin peshat të cilat nuk mund t’i ngrenë në mënyrë të drejtë, ndërkaq femrat ato shumë të lehta. Rezultati ose është lëndimi në rastin e meshkujve, ose mungesa e rezultateve te femrat”, thotë ajo.

Për këtë shkak ajo këshillon të zgjidhni ato të cilat mund t’i ngrini.

“Nëse vëreni që ju janë tepër të rënda, gjithmonë mund të zgjidhni ato më të lehta”, u rekomandon femrave, ndërsa meshkujve u rekomandon që këshillë profesionale të kërkojnë te veprimtarët e palestrave, përkatësisht trajnerët.

Çdo lëvizje të cilën e ka treguar është e nevojshme të përsëritet katër herë nga 40 sekonda bashkë me 20 sekonda pushim dhe 60 sekonda distancë midis çdo ushtrimi.

“Nëse dëshironi sfidë plotësuese, përsëritni ushtrimet në dy runde”, thotë ajo.