17:27 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Arsyeja pse Haaland mund të transferohet në Chelsea!

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland është bërë një nga më të kërkuarit në tregun e futbollistëve.

Lojtari i Borussia Dortmund po kërkohet nga shumë klube, por Chelsea është një nga më favoritët për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, transmeton IndeksOnline.

Një nga arsyet pse Haaland mund t’i zgjedh Blutë e Londrës para ndonjë skuadre tjetër, është dashuria që ka për legjendën dhe trajnerin, Frank Lampard.

“Nëse do luaje me një futbollist që është i pensionuar, cili do të ishte ai?”, ishte pyetja që iu bë Haalandit para disa dite.

Ai u përgjigj: “Frank Lampard”.

Haaland është i lindur në Leeds të Anglisë, por që familja e tij ka prejardhje nga Norvegjia.

Ai para se të transferohej te Dortmundi, luajti te skuadra e RB Salzburgut në Austri./IndeksOnline/