15:40 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Arsyeja pse sot u hap ekspozita për nder të Ibrahim Rugovës, flet autori (Foto)

Autorët Sadik Krasniqi e Besnik Rraci mundësuan sot ekspozitën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Është Rraci ai që ka treguar arsyen pse pikërisht sot është zgjedhur data e hapjes së kësaj ekspozite.

“24 maji faktikisht në vitin 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, do të thotë është dita e presidentit të Republikës së Kosovës dhe është simbolik e presidentit. Presidenti Rugova e ka inauguruar si ditë të presidentit dhe tashmë është dita e presidentit 24 maji. Për atë ne e kemi zgjedhur si datë referente që është data më e përshtatshme për të bërë një ekspozitë për figurën e madhe të presidentit historik Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

Rraci bëri të ditur se disa nga eksponatet do  të qëndrojnë në Muzeun e Kosovës si fond për periudhën e presidentit 90-99 dhe pjesa tjetër do t’i kthehet familjes.

Ekspozita përmban mbi 70 eksponate të ndryshme të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe mbi 500 fotografi, dokumente dhe gazeta, si dhe disa punime artistike dhe artizanale që lidhen me ngjarjet dhe me figurën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.