15:24 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arsyeja qesharake se pse Kepa refuzoi Real Madridin dhe Juventusin për Chelsean

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga thotë se historia e ”Të Kaltërve” duke fituar tituj e ka bindur atë që t’i bashkohet klubit londinez.

Chelsea theu rekordin botëror për transferimin e një portieri duke paguar 72 milionë funte për portierin spanjoll këtë verë.

23-vjeçari pritej të largohej edhe më parë nga Athletic Bilbao, teksa kërkohej nga Juventusi dhe Real Madridi.

Dhe në një intervistë për AS, Kepa zbuloi se çfarë e ka bindur atë t’i bashkohet Chelseat, transmeton IndeksOnline.

Chelsea news Kepa Arrizabalaga Real Madrid

”Kam pasur shumë oferta nga klube të ndryshme për disa vite. Real Madridi, Juventusi.. Por, çfarë bëri që të kem mendim tjetër për Chelsean?”.

”Është klub i mrekullueshëm, ku në vitet e fundit, e ka fituar Champions Leaguen, Europa Leaguen dhe Premier Leaguen”.

”Është një skuadër me lojtarë të mrekullueshëm”.

”Ishte një transferim i rëndësishëm dhe unë jam i lumtur. Dua ta shijoj këtë aventurë”, tha Kepa./IndeksOnline/

Chelsea news Kepa Arrizabalaga Real Madrid