12:46 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arsyeja se pse Ozil mungon sot në derbi kundër Fulhamit

Mesut Ozil nuk është i pranishëm në skuadrën e Arsenalit për derbin londinez ndaj Fulhamit sot.

Mesfushori turko-gjerman është paraqitur vetëm në 15 minutat e fundit në ndeshjen e Europa Leagues në mesjavë ndaj Qarabagut.

Dhe, sot, ai është detyruar të mungojë në ndeshjen që fillon pas pak në ”Craven Cottage”, transmeton IndeksOnline.

Mesut Ozil Arenal player injured Fulham

Arsenali përballet sot me Fulhamit me synimin e vetëm – fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat.

Por, ku është Ozil? Konfirmohet se ish-reprezentuesi gjerman do të mungojë shkaku i një lëndimi.

Kjo është ndeshja e fundit e Arsenalit para pushimit internacional, ku pas kësaj, londinezët presin në shtëpi Leiester Cityn./IndeksOnline/

Mesut Ozil Arenal player injured Fulham