22:37 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arsyet pse dashuroheni me kolegun e punës

Lidhjet e dashurisë në vendin e punës janë diçka e këndshme. Nëse keni një orar pune të rregullt nga 5 deri në 9 orë, i bjen se kaloni më shumë kohë me kolegët sesa me miqtë, cimerët, apo edhe partnerin tuaj.

Kur mblidhni gjithë kohën dhe keni parasysh faktin se në mesatare duhet kaluar 200 orë për të krijuar një miqësi me dikë, nuk është befasi se shumë njerëz krijojnë lidhje të ngushta me kolegët e punës, shkruan Independent.

Rreth 17% e njerëzve e kanë partnerin në punë, me të cilin mund të shkëmbejnë mesazhe, të flasin rreth stresit të punës dhe të dalin jashtë.

Sipas një hulumtimi prej të gjitha llojeve të punës, 22% e njerëzve takojnë partnerin e tyre romantik në punë. Krahasuar kjo me çiftet që takohen online me 13%, 18% përmes miqve të përbashkët dhe 10% e gjejnë njëri-tjetrin kur dalin gjatë natës.

“Shumica e të rriturve kalojnë minimum 1 mijë e 680 orë brenda zyrës në vit, kështu që sipas kësaj ata kalojnë kohë me kolegët më shumë se me këdo”, ka thënë David Brudo.

“Puna e përditshme me dikë, ju bën që të shihni se si ata përballen me një problem, një veprim nën presion dhe bashkëpunimin me kolegët tjerë. Është e lehtë shkëmbimi i informacioneve personale dhe mëshirimi me vështirësitë që kalohen në zyrë, ndoshta pas një darke apo një dalje për pije”.

Temat: