75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Arsyetimi i njejtë” i Mourinhos pas çdo humbje

Jose Mourinho ka pohuar se Man Unitedi ka nevojë t’i transferojë lojtarët më të mirë në botë nëse dëshiron ta mposhtë Juventusin apo pretendetët tjerë për Champions League.

”Djajtë e Kuq” e mirëpritën Cristiano Ronaldon në ”Old Trafford” mbrëmjen e kaluar, por u mposhtën në shtëpi nga gjiganti i Serie A-s.

Goli i vetëm i Paulo Dybalas në fillim të pjesës së parë ishte ”fatal” për Man Unitedin, që për herë të parë pas 13 vitesh është pa fitore në dy ndeshje rresht në shtëpi në Champions League.

Që prej ardhjes së tij në klubin nga Mançesteri, Mourinho ka shpenzuar mbi 350 milionë funte, por ai kërkon nga drejtuesit edhe më shumë buxhet, transmeton IndeksOnline.

Paul Pogba

I pyetur në lidhje me diferencën mes Unitedit dhe Juves, ai tha: ”Pak. Juventusi është kampion që shtatë vite. Shtatë vite rresht kampion, dy finale të Champions League në katër apo pesë vitet e fundit dhe ata duan gjithnjë më shumë”.

”Ata kanë Ronaldon, Mandzukic, Dybala, por nuk janë të lumtur, sepse duan gjithnjë e më shumë”.

”Çfarë duhet të bëjmë që ta arrijmë nivelin e Barcelonës, Realit apo edhe Juventusit? Si mund ta arrijmë këtë nivel?”’.

”Po, por s’është e lehtë sepse shumica e lojtarëve më të mirë luajnë në top klube. Pra, ne uhet të punojmë dhe të tentojmë të përmirësohemi”, u shpreh trajneri portugez./IndeksOnline/

Jose Mourinho