12:46 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsyetohen mediat serbe për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës, në Çeki

Çekia arriti që ta mposhtte mbrëmë Kosovën me rezultat minimal 2:1 në “Doosan arena”, djelmoshat tanë nuk ia dolën që t’i bënin ballë presionit të vazhdueshëm të lojtarëve çekë.

Përveç kësaj, ajo se çfarë u pa në televizion, tregon qartë se skuadra jonë ishte gjatë gjithë kohës në presion edhe nga thirrjet e tifozëve, me shprehje nacionaliste.

Ndërkaq, në një artikull të mediumit serb, “Blic.rs”, thuhet se kosovarët u provokuan nga tifozët çekë dhe serbë, madje ata tregojnë edhe arsyen se pse ndodhi e gjithë kjo ngjarja.

Sipas tyre ky incident erdhi si shenjë hakmarrjeje, pasi tifozët “Dardanë” kishin goditur në Prishtinë një tifoz çek./Indeksonline/