23:14 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arta Mehana prezanton Kosovën para 8 mijë të rinjve në Parlamentin Evropian

Takimi vjetor i parlamentit evropian ‘European Youth event EYE 2018’ organizohet për çdo vit ku marrin më shumë se 8000 të rinj kryesisht nga vendet evropiane ku diskutojnë për tema që lidhen me të ardhmen e BE-së.

Në këtë takim, në mesin e këtyre të rinjve, Kosovën e ka përfaqësuar Arta Mehana nga Podujeva, shkruan Indeksonline.

Arta ka shkruar përmes programit Erasmus Plus që studion momentalisht në Marburg University, ku pjesëmarrja e asaj është me aplikim përmes këtij programi.

Takimi vjetor është mbajtur me 01 dhe 02 qershor 2018.

Arta Mehana është përzgjedhur të marr fjalën si e re nga Kosova dhe është mirëpritur shumë mirë nga audienca e të rinjëve evropian.

Ndryshe, Arta është edhe aktiviste e shoqërisë civile, konkretisht koordinatore e projekteve vullnetare pranë rrjetit te OJQ-ve, ‘Demokracia Fillon Këtu’./Indeksonline/