22:37 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Artan Hoxha komenton deklaratat e Donald Lu, ja çfarë thotë ai

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, u shpreh se në Shqipëri duhet që të vijnë të huajt që të lëvizin gjërat. Sipas tij vetëm kur u ndërhyri Italia. Hoxha deklaroi se nëse nuk ndërhynë Amerika në Shqipëri situata do jetë njësoj.

“Dua të theksoj se sot kemi një fashikull të vetëm që ka përfshirë Habilajt, Tahirin dhe Sotën. Nëse ne duam të zgjidhim çfarë ka ndodhur në 2016, por dhe në 2015, sepse pasojat e kanabisit do të vijojnë edhe nja 10 vjet, ndërkombëtarët nuk duhet të na ndahen. Ndërsa kryeministri duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë. Pati një ndryshim. Doli në fillim dhe e braktisi Tahirin, pas 48 orësh ndryshoi gjithçka. Do të shfaqen elementë të tjerë që do të plotësojnë mozaikun e asaj që do të zbulojmë në ditët në vazhdim. Sot ndoqa mesazhet e ambasadorit Lu dhe ministrit Xhafaj, por jam skeptik sepse nuk është aq e thjeshtë. Në Kolumbi lëvizën gjërat kur shkoi DEA dhe zbriti në terren duke koordinuar aksionet. Edhe këtu gjërat lëvizin vetëm kur agjentët italianë të vendosur këtu tregojnë se ku i kemi parcelat dhe të kërkuarit Shqipëri”, ishte deklarata e Hoxhës.