22:50 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Artan Nimani pasi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjakovës jep dorëheqje nga PDK-ja

Artan Nimani i cili nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është zgjedhuri rektor i Universitetit të Gjakovës, ka njoftuar miqtë, dashamirët, bashkëpartiakët e qytetarët e Kosovës se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Siç dihet Nimani është larguar nga PDK-ja në qershor të këtij viti menjëherë pasi që është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019.

Nimani në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka falendëruar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqën pë rrugëtimin e përbashkët dhe sukseset e PDK-së.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje miq!

Sot, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në mënyrë demokratike më besoj pozitën e Rektorit të Universitetit.

U jam falenderues dhe zotohem që do të punoj me përkushtim për të ngritur dhe avancuar këtë tempull të dijes!

Falenderoj  studentët dhe stafin e UGJFA-së, për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë, për të rrugëtuar së bashku në katër vitet e ardhshme!

Gjithashtu, faleminderit kolegëve nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen e dhënë për t’i hyrë garës!

Jam i nderuar që isha pjesë e strukturave  të PDK-së, që bashkëpunuam për shumë vite në të gjitha nivelet e organizimit, me subjektin që dha shumë për vendin dhe kombin.

Falenderoj kryetarin Veseli dhe Beqa për mirëkuptim, me rastin e dorëheqjes nga momenti i zgjedhjes sime Prorektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Nga ajo kohë, unë me tërë qenien time jam fokusuar në zhvillimin dhe menaxhimin e Universitetit. Do të vazhdoj deri më 1 tetor, kur zyrtarisht pranoj obligimet e reja në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Na priftë e mbara!

Faleminderit!