75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Artan Nimani: Shqetësuese vonesat dhe problemet teknike të KQZ-së, lënë vend për dyshime

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, ka reaguar në lidhje me vonesat dhe problemet teknike të raportuara nga KQZ në procesin e numërimit të votave.

Nimani ka thënë se këto vonesa janë shqetësuese dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve si dhe krijojnë pasiguri e dyshime mbi transaprencën dhe menaxhimin zgjedhor.

”Vonesat dhe problemet teknike të raportuara nga KQZ në procesin e numërimit të votave janë shqetësuese dhe dëmtojnë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve. Ligji është i qartë-numërimi i votave për kandidatët duhej të kishte nisur të hënën në orën 08:00 në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

Fakti që ky proces është vonuar dhe po nis me improvizime vetëm në disa komuna krijon pasiguri dhe lë vend për dyshime mbi transparencën dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk përfundojnë me votimin, por me një numërim korrekt, të shpejtë dhe të besueshëm.”ka shkruar ai.

Postimi i plotë: