20:04 / E Hënë, 13 Mars 2023 / LB

Artani flet me Ganen: Se kam menduar kurrë se do jem kaq gjatë larg familjes

Artani sot ka folur me Ganen, derisa ajo ishte në shtëpi e Big Brother Vip Kosova, për periudhat sa ka qëndruar ndonjëherë larg familjes.

Ai e ka përmendur se vetëm një herë në jetën e tij nuk ka qenë afër familjes kur kishte qenë për të punuar jashtë Kosovës për katër muaj.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të jem kaq gjatë këtu në Big Brother Vip Kosova nuk do ta kisha besuar”.

“Po ashtu, nuk e kam besuar se do të mundem të qëndrojë pa biseduar kaq gjatë me dikë të familjes”, ka thënë Artani.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.