10:31 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

Arteta e mëson gjatë konferencës që Pique është pensionuar, shikoni reagimin e tij

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është ndarë i shokuar kur ka mësuar për largimin e befasishëm të Gerard Piques.

Të enjten Pique në mënyrë të papritur njoftoi për largimin nga klubi i tij i zemrës. 35-vjecari ka zhvilluar 615 paraqitje për katalanasit, duke fituar tetë tituj të La Liga-s dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Arteta ishte duke folur në konferencë për fitoren 1-0 të Arsenalit ndaj Zurichut kur u pyet për largimin e Piques. Pasi reporteri e pyet atë, trajneri shikon nga stafi i Arsenalit me habi duke shtuar “Sapo e kuptova, do të mbaj mend ty që ma dhe këtë lajm”.

“Ai ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme dhe kishte një karakter poashtu të jashtëzakonshëm. Pique i ka dhënë shumë kësaj loje… dhe ai do na mungoj sepse mendoj që është lojtari i klasit botëror”.