21:12 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arteta fiton trofeun e parë si trajner – Arsenal mposht Chelsea në finalen e Kupës FA, me brilancën e Aubameyang

Mikel Arteta ka regjistruar trofeun e parë të tij në karrierën si trajner, duke fituar Kupën FA me Arsenal.

Arsenal ishte skuadra më e mirë në finalen e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2:1.

‘Gunners’ gjetën veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave, kur në një aksion të rrjedhshëm, Pulisic gjeti veten mirë të vendosur për të shënuar për 0:1.

Përgjigja e Arsenal vonoi deri në minutën e 28’, kur Pierre Emerick Aubamyeang shënoi për 1:1, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 68’, Aubameyang tregoi edhe një herë aftësitë e tij, duke i dhënë leksione Zoumas, për të shënuar me ‘lob’ përballë Willy Caballero. Ky gol doli të ishte goli që i siguroi trofeun Arsenal.

Gjithsesi, vlen të cekët se pesë minuta pas golit, Mateo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq, për ta lënë Chelsean me 10 lojtarë në fushë.

Deri në fund, lojtarët e Mikel Arteta arritën  të administrojnë mirë me rezultatin. Kështu, Arsenal siguron edhe biletën për Ligën e Evropës.