13:05 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Arteta i “dashuruar” me shqiptarët, nuk e lejon as Mustafin të largohet

Mikel Arteta pasi mori drejtimin e Arsenalit kishte treguar se nuk dëshiron të largohet nga skuadra Granit Xhaka.

Kurse tani duket se nuk po dëshiron që të largohet as Shkodran Mustafi, madje po mundohet që ta nxistë futbollistin të rritet në karrierën e tij.

Arteta ka thënë që nuk dëshiron të lejojë mbrojtës të largohen nga skuadra por që ju ka thënë futbollistëve të tij se varet nga ta nëse dëshirojnë të qëndrojnë në skuadër.

Unë u thashë të gjithëve nga dita e parë, Varet nga ju djema … ju më tregoni sa dëshironi, më tregoni se jeni të angazhuar këtu, ju do të keni një shans”.

Ne nuk kemi folur për të ardhmen e Mustafit brenda vendit, por unë e kam njohur atë që nga koha kur isha në Everton. Unë e di se çfarë mund të bëjë. Unë e di historinë e tij në këtë klub, por varet nga ai” u deklarua Arteta për futbollistin shqiptar.

/Indeksonline/.