75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 04 Maj 2026 / L A

Arteta jep lajmin e madh para ndeshjes me Atleticon

Arsenalin e pret nesër një ndeshjet tejet e rëndësishme në “Emirates”.

Kjo pasi që do të jenë nikoqir të Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Një ditë para kësaj ndeshje, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta dha lajmin e madh për “Topçinjtë”, duke konfirmuar rikthimin e yjeve si Kai Havertz dhe Martin Odegaard nga lëndimet që kishin pasur.

Kujtojmë se ndeshja Arsenal-Atletico, zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/