20:10 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Arteta pas triumfit ndaj Leeds: Ata kanë një nivel të jashtëzakonshëm të besimit!

Arsenali ka fituar sot takimin ndaj Leeds me rezultatin final në 4:2, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të në Premierligë.

Pas kësaj ndeshje ka folur edhe tekniku i Arsenalit, Mikl Arteta, i cili tha se kjo ndeshje ishte më të vërtetë e mirë, madje ai e lavdëroi edhe punën e Leeds, ku tha se luajnë me zemër, shkruan IndeksOnline

“”Unë jam me të vërtetë i lumtur sepse i shikoj aq shumë dhe e di se sa të vështirë janë. Ata janë një ekip fantastik dhe ata treguan se gjatë lojës, ata treguan shpirt me rezultatin edhe me 4-0, japin gjithçka nga vetja dhe të bëjnë të ndihesh i pafuqishëm”.

“Unë përpiqem të bëj më të mirën që mundem, ata janë një ekip fantastik, të vënë shumë telashe dhe të gjithë i dinë rolet e tyre. Ata janë shumë të orientuar nga trajneri luajnë vërtetë mirë. Ata kanë një nivel të jashtëzakonshëm të besimit”, tha ai.