75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / A

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur!

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Birçe Hasko, një prej figurave më të dashura dhe të vlerësuara të artit në Shqipëri. Lajmi u bë publik nga aktori Mevlan Shanaj, i cili e përshkroi Haskon si një artist të rrallë që la pas një trashëgimi të çmuar në kulturën shqiptare.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan aktori.

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në  moshën 84-vjeçare! Luajti në mbi 30 filma - Shqiptarja.com

Birçe Hasko u shqua për interpretimet e tij të spikatura në role komike dhe popullore, duke sjellë në skenë dhe ekran karaktere të gjalla, shpesh të frymëzuara nga jeta dhe tradita e jugut të Shqipërisë. Me stilin e tij të veçantë, ai arriti të ndërthurë humorin me karakterin e fortë dramatik, duke krijuar figura që mbetën gjatë në kujtesën e publikut.

I lindur më 15 mars 1942 në Dukat të Vlorës, Hasko e nisi rrugëtimin e tij si mësues dhe drejtues shkolle, përpara se të ndiqte pasionin për artin duke studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve, ai kontribuoi edhe në fushën akademike si pedagog dhe më vonë si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve.

Highlights, E Diell, Birce Hasko

Gjatë karrierës së tij artistike, ai interpretoi dhjetëra role në teatër dhe film, duke u bërë pjesë e disa prej veprave më të njohura të kinematografisë shqiptare si “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni” dhe “Përrallë nga e kaluara”.

Për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë, Birçe Hasko është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”, duke u renditur ndër figurat më të rëndësishme të skenës shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, ka realizuar 32 role filmike, ndër të cilat veçohen:

“Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti,

“Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani,

“Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi,

“Koncert në vitin 1936” (1978), – Tellalli,

“Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu,

“Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi,

“Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë,

Zëvendësi i grave – (1987), – Shef Mesini

“Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes

Parullat – (2001),- Shoku Sabaf

“I dashur armik” (2005) – tregtari çifut

Kronikë provinciale – (2009), Taqo.