75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / OSH

Artileria turke bombardon një resort turistik në Irak, ka të vrarë e të plagosur

Tetë turistë vdiqën dhe 23 të tjerë u plagosën në një sulm turk në një vendpushim malor në provincën veriore të Irakut, Dohuk, tha të mërkurën media shtetërore e Irakut.

“Bombardimi i ashpër i artilerisë” goditi një vendpushim në Zakho, një qytet në kufirin midis rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe Turqisë, tha televizioni shtetëror.

Në mesin e viktimave ishin fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar, tha ministri kurd i shëndetësisë në një deklaratë, duke shtuar se të gjitha viktimat vdiqën para se të arrinin në spital, raporton reuters.

“Ne shkojmë drejt malit, ka sulme. Ne shkojmë drejt ujëvarës, ka goditje. Ne shkojmë nga kjo anë, ka raketime”, tha Mustafa Aala, 24 vjeç, i cili ishte në resort me një mik kur ndodhi sulmi.