15:25 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Artistët italianë bëhen bashkë për këngën e re dedikuar mjekëve e infermierëve

Teksa shifrat e viktimave dhe të infektuarve me CoVid-19 rritet nga dita në ditë, në Itali artistë të shumtë i kanë kushtuar një këngë të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po përballen në vijën e parë më këtë virus.

Kënga ‘Fratelli del Mondo” bën fjalë për lidhjet mes popujve dhe është shkruar së bashku mes artistëve italianë dhe atyre kinezë.

Në këtë këngë janë bërë bashkë këngëtarët më të mirë italian si Annalisa, Gigi D’Alessio, Giusy Ferreri, Marco Masini, Nek, Francesco Sàrcina etj.