Artistët kosovarë kanë një kërkesë interesante nga portalet (Foto)
Artistët më të njohur dhe më të suksesshëm janë mbledhur në një vend. E në mesin e tyre është edhe ish- kandidati nga radhët e PDK-së për të parin e Prishtinës, Lirak Çelaj.
Ata janë duke darkuar në një nga restorantet e kryeqytetit, ndërsa kanë realizuar edhe disa fotografi ku kanë shkruar:
Ekskluzive vetem per portale. Artistet ende duke diskutuar per te ardhmen artistike te vendit. Nese edhe kete foto nuk e qesin portale, atehere ..
Pasi që ata kanë etiketuar edhe portalin Indeksonline, ne ua plotësuam dëshirën atyre. Ju bëftë mirë darka dhe kalofshi sa më mirë./Indeksonline/