14:45 / E Hënë, 03 Janar 2022 / AR

Artistët shqiptar që u ndanë nga jeta në 2021-tën

Gjatë vitit që lamë pas, ndërruan jetë artistë të mëdhenj, të cilët kanë kontribuar në artin shqiptar.

Gjatë karrierës së tyre, kanë arritur të ngritin shkallët e suksesit, duke u njohur për profesionalizëm si dhe mjaftë bashkëpunues, shkruan Indeksonline.

Fillojmë me aktorin legjendar, Rasim Thaçi – Cima, i cili vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai do të mbetet gjithmonë në kujtime për rolet e tij komike.

Vdes aktori Rasim Thaçi-Cima, po luftonte për ta mundur Coronavirusin -  Qendra Press

Vdekja e regjisores, Burbuqe Berisha, tronditi botën e artit. Ajo vdiq në vendin e punës pasi kishte vite që ka qenë në dializë. Puna e saj është admiruar, duke u dalluar si femër e zonja dhe mjaftë profesioniste.

Burbuqe Berisha po përballet me një sëmundje – artistët i dalin në ndihmë -  Albinfo

Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ajo ishte e njohur edhe si këngëtare e cila ka korrur suksese të mëdha gjatë karrierës së saj.

Albanian Daily News

Filika Dimo, ka debutuar në kinematografinë shqiptare që nga viti 1959, në filmin ‘Fortuna’. Ajo luajti në katër filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së  “Koha nuk pret”.

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo | RTSH Lajme

 Artisti i shumë shfaqjeve teatrale, Muharrem Sylejmani, ka vdekur në moshën 67 vjeçare. Ai ishte bartës i 30 roleve si dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.

Vdes aktori gjilanas Muharrem Sylejmani - Mediafokus

Syl Kuqi ishte ndër aktorët më të njohur kosovar. Ai njihej për punën e tij në Teatrin e Kosovës. Ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit./Indeksonline/

Ndërron jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Syl Kuqi - Telegrafi