17:34 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Artistja e kozmetikës krijon art fantastik në fytyrë!

Përderisa disa ende mësohen se si të konturojnë fytyrën e tyre dhe të rregullojnë vetullat, dikush tjetër po krijon një botë krejtësisht të artit.

Romanie-Jade Tulloch, një 19 vjeçare nga Nottinghamshire ka pasosur iluzionin e pamjes që nga janari i këtij viti, dhe njerëzit e duan këtë stil.

Artistja e kozmetikës e cila studioi në Kolegjin Nottingham për dy vite, ka tërhequr një audiencë të tërë të dedikuar në mediat sociale prej 124 mijë ndjekës, transmeton Indeksonline.

Artistja e cila në fytyrën e saj apo të dikujt tjetër krijon art të vërtetë thotë se frymëzohet nga natyra./Indeksonline/