13:41 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

As bora s’e ndal Lirinë për rrugën drejt Superligës

Liria , të dielën do të luajë me Ulpianën në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra nga Prizreni është pretendente për t’u ngjitur në Superligë dhe çdo ndeshje është një finale më vete.

Skuadra ka vazhduar përgatitjet për këtë sfidë, edhe pse bora e ka mbuluar stadiumin “Përparim Thaçi”.

Vazhdojnë stërvitjet në borë.Prizren, 27 shkurt. Bora që ka rënë sot, mbuloi fushën e stadiumit “Përparim Thaçi”. Kjo nuk ka ndaluar punën e ekipit të parë. Skuadra po përgatitet intensivishtë për sfidën e të dielës me Ulpianën. Kapiteni, Robert Gjeraj shpreson që: ‘bora të marrë virusët me vete’. Shumë futbollistë javën e kaluar dhe këtë fillim javë kanë vuajtur nga gripi. Kjo tashmë ka kaluar. Puna përkundër borës, ka vijuar normalisht edhe me gjeneratat tjera“, thuhet në njoftimin e klubit.

Liria aktualisht është në vendin e gjashtë me 26 pikë, tetë më pak se Besa në vendin e dytë dhe katër më pak se Arbëria.

Kujtojmë se këtë sezon, në Superligë do të inkuadrohen vetëm dy skuadra dhe s’do të ketë ndeshje të barazhit. /IndeksOnline/