15:42 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

AS: Chelsea refuzon ofertën e Realit për Eden Hazard

Sipas gazetës spanjolle “AS” , drejtuesit e Chelseas kanë hedhur poshtë ofertën për yllin Eden Hazard.

Ylli belg ka pranuar pas triumfit të Europa Ligës së ai do të largohet këtë verë, por sipas raporteve të fundit klubi ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit.

Los Blancos shpresonin që të zyrtarizonin transferimin e belgut deri të hënën, por pas refuzimit të ofertës së parë, gjigandët spanjollë do të tentojnë që ta përfundojnë transferimin e Hazard deri në 7 qershor. /IndeksOnline/