20:30 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

As Gattuso nuk i gjen ilaq Napolit, tetë ndeshje pa fituar në Serie A

Napoli është mposhtur nga Parma si vendas 1:2.

Ishte ekipi mysafir që kaloi i pari në epërsi përmes Kulusevskit në minutën e katërt, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 64-të, Milik barazoi shifrat dhe kur krejt po mendonin që ekipet do ndaheshin në paqe ishte Gervinho që shënoi në minutën 90+3 për t’i dhënë fitoren Parmës.

Njëherit, kjo ishte ndeshja e parë për Gattuson në krye të ekipit napolitan, por që doli pa sukses.

Momentalisht, Napoli gjendet në pozitën e shtatë me 21 pikë./Indeksonline/