Milan arrin marrëveshje për transferimin e njërit nga mbrojtësit më të mirë në Serie A
Milan ka nisur një epokë të re në krye me trajnerin Ruben Amorim.
Kuqezinjtë ditë më parë zyrtarizuan sulmuesin Goncalo Ramos, derisa tani raportohet sa kanë arritur marrëveshje me një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, Mario Gila, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari spanjoll është pajtuar për kushtet personale, me një kontartë pesë vjeçare.
Ndërkohë Lazio ka pranuar ofertën e Milanit prej 25 milionë eurove, duke shtuar edhe 5 milionë bonuse.
Zyrtarizimi i Mario Gilas te Milan pritet të ndodh të henën ose të marten./IndeksOnline/

