10:41 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

As në Napoli as në Juventus, Kepa përfundon në Real Madrid

Një nga synimet kryesore të Real Madridit për tregun e janarit është Kepa.

Portieri i Athletic Bilbaos, i ndjekur edhe nga Juventus dhe Napoli, siç duket do të përfundoj në Madrid.

Sipas Marca, klubi madrilen është i gatshëm të paguaj 20 milionë euro klauzolën duke pasur parasysh edhe vullnetin e lojtarit, i cili do të pranonte të shkonte me entuziasëm në Bernabeu.

Synimi i madrilenëve është të marrë një portier të nivelit të lartë dhe siguroj të ardhmen e portës.

Kepa është vetëm 23-vjeç dhe tashmë është në mesin e portierëve më të mirë në evropë. /IndeksOnline/