75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 07 Korrik 2026 / Gj Sh

Me Jasharin në sulm, Drita luan ndaj Zalgiris, formacionet zyrtare

Drita sonte nis sezonin e ri në garat evropiane, ku do të luaj në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Kampioni i Kosovës do të luaj kundër skuadrës nga Lituania, Kauno Zalgiris, shkruan IndeksOnline.

Trajneri Zekrija Ramadani ka zgjedhur 11-shen startuese, ku nga minuta e parë do të luaj edhe transferi i ri, Igball Jashari, ku në sulm do të jetë bashkë me Blerim Krasniqin.

Faton Maloku do të jetë në portë, Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo pëllumbi, e Ovuoka në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga Albert Dabiqaj, Vesel Limaj e Blerton Sheji, derisa para sulmit do të jetë Kristal Abazaj.

Ndeshja Zalgiris – Drita zhvillohet në stadiumin “Girenas dhe Darius”, më fillim nga ora 18:00./IndeksOnline/