17:07 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

As shiu nuk e ndalë Ramushin me fëmijët të ecin në Malet e Sharrit (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe këtë vikend e ka kaluar jashtë shtëpisë së tij. Këtë herë së bashku me fëmijët e tij, Haradinaj ka ecur nga Malet e Sharrit deri tek Maja e Lubotenit, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një fotografie me fëmijët, ku ka thënë se toka e Kosovës ka bukuri të rralla natyrore.

Ky është postimi i plotë:

Një ditë e bukur për ta kaluar kohën bashkë me fëmijët e mi: Gjinin, Hanën dhe Trimin në Malet e Sharrit – ecje deri tek Maja e Lubotenit.

Toka jonë vërtetë ka bukuri të rralla natyrore andaj ta duam e ta ruajmë këtë margaritar, që na e ka dhuruar natyra!

RH