10:22 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

As sot seanca e Kuvendit nuk nis në kohën e paralajmëruar

Kanë kaluar më shumë se 20 minuta nga koha kur Kuvendi i Kosovës kishte paralajmëruar se do të mbaj sot seancën e radhës.

Por, pavarësisht kësaj, vazhdimi i seancës plenare të lënë në gjysmë ende nuk ka filluar, shkruan Indeksonline.

Në seancën e cila nis ishte paralajmëruar të nis nga ora 10, janë pesë pika të rendit të ditës.

Ja pikat që do te diskutohen:

Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa. /Indeksonline/

Temat: