10:06 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

As takat as atletet, këto janë këpucët në trend këtë verë

Bashkë me ndërrimin e stinëve vijnë edhe koleksionet e reja të aksesorëve, çantave, veshjeve si dhe këpucëve që i sjellin kompani të ndryshme në treg. Për verën e vitit 2019 në trend nuk janë as taket e as atletet, por janë këpucët e baletit.

Këtë e kanë bërë të ditur blogeret e famshme, të cilat nuk kanë hezituar të tregojnë që vera i takon këtyre këpucëve, përcjell rtv21.tv. Këpucët e baletit janë shumë praktike dhe të rehatshme, kështu që mos hezitoni të jeni një hap me modën.