11:35 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Asambleisti nga Podujeva, më shumë se 3 muaj në burgun e Serbisë, flet vëllau i tij

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Blerim Maqastena këshilltar komunal në Podujevë, po mbahet i paraburgosur në Serbi.

Më shumë se tre muaj Maqastena nga Podujeva po mbahet i paraburgosur për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovcë.

Përveç kësaj, mbi Maqastenën rëndon edhe vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, pasi i ishte gjetur edhe një pistoletë me leje të lëshuar nga MPB-ja në Kosovë.

Vëllau i tij, Hysen Maqastena, në një prononcim për IndeksOnlinen ka thënë se “ende nuk ka diçka të re, po presim”.

Ai tha se deri tani ende nuk kanë pasur ndonjë komunikim me Maqastenën.

“E kemi edhe avokatin, po këqyrim tashti ndoshta bëjmë diçka”, tha shkurt ai.

Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar më 13 dhejtor në afërsi të fshatit Mirovc – Merdare, pasi dyshohet se ata mund të kenë dalë në territorin e Serbisë për shkak të mjegullës së dendur.

Mexhuani është liruar pas dita ditësh, ndërsa Maqastena është ende në pritje të lirimit./IndeksOnline/