17:07 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ansambli ‘Shota’ në grevë, kërkojnë rritje pagash

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka hyrë në ditë e dytë të grevës së përgjithshme, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre për rritje pagash.

Greva e nisur të mërkurën është duke u respektuar nga gjithë trupa artistike e AKKV” Shota, greva po mbahet në vendin e punës brenda orarit të punës, sipas rregulloreve dhe kritereve te caktuara nga Këshilli Grevist, transmeton Indeksonline.

Greva po vazhdon, ndërsa artistët-valltarët po kërkojnë rritje të dinjitetshme, rritje e pagave për 50%, për performuesit dhe punëtorët tekniko artistike në institucionet kulturore publike./Indeksonline/.