19:17 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / LB

Asamblisti i AAK-së në Pejë: Shërbyesit civilë në Pejë mund të mbesin pa pagë në muajt e ardhshëm

Asamblisti i AAK-së në Pejë, Naim Bytyqi, ka thënë se shërbyesit civilë në komunën e Pejës po rrezikohen të mbesin pa paga në muajt në vijim.

Sipas tij, të hyrat janë duke mbetur në mëshirën e gjobave të trafikut.

“Komuna vazhdon të jetë e varur vetëm nga të hyrat që vijnë nga gjobat e trafikut. Gjendja me buxhetin komunal është kaotike, sepse Komuna e Pejës po paguan ndëshkimet nga lëndët përmbarimore për shujta dhe udhëtime për arsimtarët. Vlera e cila ka dëmtuar buxhetin komunal arrin në mbi 2 milion euro.! Muajit në vijim pritet që kjo vlerë e cila e dëmton rëndë buxhetin të shkoj në afro 4 milionë euro, të cilat do të jenë më pasoja fatale për Komunën e Pejës”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.