Asamblisti i LDK-së në Gjilan nuk respekton Ligjin për Duhanin, në ambient të mbyllur! (Foto)
Pothuajse nuk respektohet fare Ligji i Duhanit në secilën komunë të vendit.
E njëjta gjë së fundi ka ndodhur edhe në Gjilan.
Njëri prej zyrtarëve të kësaj komune, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi është parë duke pirë duhan në një nga ambientet e mbyllura.
Bislimi siç duket në një fotografi të dërguar në redaksin e Indeksonline nuk ka hezituar të shkelë Ligjin për Duhan përderisa po qëndronte në një nga lokalet që gjendet në qendër të Gjilanit./Indeksonline/