17:57 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asamblisti i PDK-së i del në mbrojtje profesorit që rrahu nxënësin në Podujevë

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në komunën e Podujevës, Arber Blaku i ka dalë në mbrojtje profesorit Sabit Kopalla, i cili gjatë ditës së djeshme ka rrahur një nxënës në oborrin e shkollës fillore “Ibrahim Rugova”.

Blaku në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me profesorin, Sabit Kolla, ka shkruar se sot jam 100% me profesorin.

“Sot jam 100% me prof. Sabit Kopalla në problemin që i ka ndodhë dje në shkollë…krejt ata që i ka pas nxënës e njohin si profesor që pa e mbështet për muri nuk reagon në atë mënyrë…kujdestar rri i qetë se nxënesit e tu ta njohin karakterin dhe qasjen ndaj neve, të mbeshtesim deri në fund”, ka shkruar asambleisti Blaku.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur reagim nga ana e Shoqërisë Civile në Podujevë, të cilët e kanë kundërshtuar rastin, duke thënë se sistemi arsimor në Podujevë është degraduar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu.