11:31 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asamblisti i VV-së në Kuvendin e Prishtinës thotë se policia po e presin atë për ta arrestuar

Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka thënë se pjesëtarë të policisë po e presin atë para kuvendit komunal për ta arrestuar, pasi prokuroria ka lëshuar urdhërarrest.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi thotë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes dhe se nuk i pranon gjykimet, që ai i quan politike.

Ai ka shtuar poashtu se mund të arrestohet por asnjëherë me gatishmërinë e tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë: 

Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokuroret e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest.

Aty s’më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë.

Andaj dua të ju njoftoj se arsyeja pse nuk i’u përgjigjemi thirrjeve të tilla është sepse asnjëherë nuk do i pranojmë gjykimet politike. Çdo veprim deri më sot e kam bërë me shpresë e besim për një jetë më të mirë për shumicën, kundrejt një pushteti pakicë që shet e fal gjithçka për karriget e tyre. E nëse për këtë duhët të arrestohem, në rregull… Veçse kurrë me gatishmërinë time!