12:26 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

VV akuzon Shpend Ahmetin për koalicion të fshehtë me PDK-në

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka lidhur koalicion të fshehtë me PDK-në.

Azemi këto akuza ndaj Ahmetit dhe PSD-së i ka bërë sot në mbledhjen e Kuvendit komunal

“Numrat i keni jeni në koalicion në PDK-në, s’di pse po veproni kështu. Kryetari më shumë kohë harxhon duke qëndruar jashtë duke bërë pazare me Blerandin (Stavilecin) sesa në sallë. Të gjitha sulmet politike në komunë po i bën t’i Shpend,” ka thënë Azemi. Ndërsa Ahmeti e ka ftuar Azemin që të shkojë në zyrën e kryetarit për të diskutuar çdo problem. “Dera e kryetarit është e hapur, eja kur të duash. Eja takoje kryetarin”, i është përgjigjur Ahmeti.