23:40 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

Asani: Kisha shumë emocione, nëse do ishim më të përqendruar nuk do ta pësonim atë gol

Jasir Asani i cili debutoi ndaj Polonisë u shpreh pas ndeshjes se nëse do kombëtara do ishte më e përqëndruar nuk do pësonte atë gol.

“Kisha shumë emocione para ndeshjes, lojtarët më thanë që të isha më i qetë. Nëse do ishim më të përqendruar nuk do ta pësonim atë gol. Jemi të gjithë krenar për këtë ndeshje që kemi zhvilluar. Silvinjo më ka folur shumë, është një trajner i madh dhe besoj se do të bëjmë gjëra shumë të mëdha”.