22:17 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

Asani: Po t’i kisha 7 jeta, të 7-tat do t’i zgjidhja t’i jetoja si shqiptar

Jasir Asani është futbollisti më në formë i Kombëtares së Shqipërisë.

Me golat e tij të bukur në ndeshjet e fundit, shkupjani ka ”vjedhur” zemrë e të gjithë tifozëve kuqezi, shkruan IndeksOnline.

Asani sonte ka postur një foto të këpucëve të tij sportive me simbole shqiptare.

Ai ka thënë se do të jetë kuqezi deri në frymën e fundit dhe se po të kishte 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetonte si shqiptar.

”Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar.”, ka shkruar Asani./IndeksOnline/