13:16 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Asensio dëshiron t’i bashkohet Ronaldos te “Zonja e Vjetër”

Edhe pse raportet e mëhershme nga Spanja kishin raportuar se Marco Asensio ka vendosur të qëndroj edhe këtë sezon në Real Madrid, lajmi i fundit nga Tuttosport thotë se Asensio ka mbetur i magjepsur nga gjigandët e Series A, Juventus.

Cristianio Ronaldo i cili u transferua në Torino në një marrëveshje prej 100 milionë funtesh duket se ka sjellur probleme për klubin këto kohët e fundit pas largimit të tij dhe ka bërë që disa nga lojtarët e Real Madridit të mos jenë të pajtuar për largimin e tij.

Thuhet se bashklojtari i Asensios në skuadrën ndërkombëtare ,Alvaro Morata , ka shtyrë Asension të largohet në drejtim të Torinos pasi që i ka thënë që Torino është një vend i mrekullueshëm, pasi që edhe vet Morata kaloi dy sezone në huazim në Juve. /IndeksOnline/

Temat: