11:47 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Asensio pranë kalimit te Barcelona!

Sipas burimeve të “RAC1”, Barcelona ka arritur një paramarrëveshje me sulmuesin e Real Madrid, i cili do të lirohet nga kontrata këtë verë dhe një kontratë 4-vjeçare është gati nga Barcelona.

Dëshira e spanjollit për t’u rikthyer e për t’u ndjerë si protagonist është vendimtare, edhe nëse nuk merret si e mirëqenë se koha e tij në fushën e lojës do të rritet në Katalonjë, duke patur parasysh numrin e lartë të sulmuesve që ka Barcelona.

Lojtari është i pakënaqur me situatën e tij te Real Madridi dhe se po mendon largimin që në janar.