10:17 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asesi të bëhen rehat, stadiumi i ri i Tottenhamit ka një problem të ”freskët”

The Times ka zbuluar të martën se Tottenhami ka një problem të ”freskët” në stadiumin e ri.

Njëra prej problemeve më të reja në stadiumin e Liverpoolit ka të bëjë me Tribunën e Jugut.

Tribuna e Jugut, e modeluar duke u bazuar te ”Muri i Verdhë” i Borussia Dortmundit, ka një kapacitet prej 17,500 ulësesh.

Në total, kapaciteti total i stadiumit të Tottenhamit do të jetë prej 62,062 ulësesh, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani është zbuluar se ka rrjedhje të ujit në çatinë e Tribunës së Jugut, gjithnjë sipas mediumit të lartëcekur.

Por, burimet e përafërta me Tottenhamin tregojnë se ky problem do të rregullohet shpejt dhe se nuk do të ketë ndikim në datën e hapjes së stadiumit.

Kurse, tifozët e Tottenhamit do të shpresojnë se ky problem i vogël do të rregullohet në kohën më të shpejtë të mundshme./IndeksOnline/