15:20 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Asfaltohen rruga dhe parkingjet te shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Dardani

Ka filluar asfaltimi i rrugës dhe parkingjeve tek shkolla fillore e mesme e ulët,”Xhemajl Mustafa”. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook.

“Sot po asfaltohen rruga dhe parkingjet te Shkolla Xhemajl Mustafa. Më duhet të përgëzoj publikisht kompaninë Papenburg për punët e tyre në kryeqytet. Kjo pas një përvoje të gjatë me kompanitë e rrugëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.