Asgjë ecuria pa humbje, Arsenali merr ”lajmin e vitit”
Ecuria pa humbje e Arsenalit vazhdon, teksa skuadra e Unai Emeryt është pa humbje në 21 ndeshjet e fundit.
Londinezët nuk e kanë shijuar humbjen që prej muajit gusht dhe tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues.
Të enjten, nesër, Arsenali pret Qarabag në ”Emirates Stadium”, para ndeshjes me Southampton të dielën, transmeton IndeksOnline.
Në konferencën e sotme për shtyp, Emery ka dhënë disa lajme të mira për tifozët, teksa ka përmendur edhe Lorient Koscielnyn.
Mbrojtësi francez është i lënduar që disa muaj shkaku i një lëndimi në thembër, dhe nesër pritet të startojë.
”Do t’i shohim nesër në fushë disa lojtarë nga U-23 dhe plani ynë është të luajmë edhe Lorient Koscielnyn”, tha Emery në mes të tjerash./IndeksOnline/