23:17 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Asgjë nuk i ndalon të ulen një mbi një, 7 persona në një veturë në Prishtinë (Foto)

Veturat zakonisht kanë ulëset e caktuara për disa persona, por në një rast jo edhe për një taksi.

Edhe pse voziste në qendër të Prishtinës, vozitësi nuk ka ngurruar që të jetë vet i shtati në veturën e tij.

Madje personi që gjendej në ulësen pranë taksistit mbanë në prehër një femër, që sigurisht duhet të jetë gruaja e tij, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se si arritën personat në fjalë të shëtisnin në këtë gjendje nëpër rrugët e kryeqytetit por që sigurisht nuk është e preferuar për aski, për arsye të rreziqeve që paraqiten gjatë vozitjeve të shumta.

Më poshtë Indeksonline u sjell fotografitë e siguruara nga ky moment: