07:08 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

ASHAK-ut i dorëzohen dokumente me vlerë të madhe kombëtare

Profesori Eqrem Zenelaj sot solemnisht do t’i dorëzojë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dokumente historike me rëndësi kombëtare, si Skema e Mbretërisë Ilire nga Bardhyli deri të Skerdiliadi e Pleurati, Skema e familjes Balshaj, etj.

Po ashtu në dokumentet që do të dorëzohen janë edhe harta të trojeve shqiptare dhe fotografi të personaliteteve politike-fetare e kombëtare shqiptare, të cilat janë hulumtuar në arkivat dhe bibliotekat evropiane.

Këto dokumente kanë rëndësi të veçantë, pasi që shumica prej tyre nuk janë të publikuara më parë.

Temat: